Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

Unazat inteligjente tashmë janë bërë mjaft të njohura, por kanë një kufizim të madh: mungesën e ekranit dhe varësinë nga telefoni për shumicën e funksioneve.

Sponsor 3M Express

Këtë synon ta ndryshojë Aina Ring, një unazë inteligjente me ekran të integruar, e cila kushton rreth 400 dollarë.

E krijuar nga një kompani e fokusuar në Al, kjo pajisje ka një ekran të vogël që mbështillet rreth gishtit dhe një buton anësor për kontrollimin e funksioneve të ndryshme.

Risia kryesore është aftësia për të parashikuar nevojat e përdoruesit.

Aina Ring lidhet me telefonin, kompjuterin dhe pajisjet e tjera inteligjente, duke analizuar rutinën e përditshme për të ofruar sugjerime në momentin e duhur.

Për shembull, nëse çdo mëngjes niseni për në punë në orën 07:45, por një ditë ende jeni në shtëpi në orën 07:50, unaza mund t’ju njoftojë se jeni vonë. Kur ktheheni në shtëpi, mund t’ju sugjerojë edhe ndezjen e ndriçimit inteligjent.

Pajisja përfshin mikrofon të integruar, përmes të cilit mund të përdorni komanda zanore, të regjistroni shënime dhe të komunikoni me agjentët e Al.

Ajo mund të shërbejë edhe si telekomandë për televizorin, kamerën, muzikën dhe kompjuterët Mac.

Aina Ring është në dispozicion për porosi paraprake me çmim fillestar prej 399 dollarësh, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë në janar të vitit 2027.

Megjithatë, mbeten disa pikëpyetje për jetëgjatësinë e baterisë, e cila pretendohet të zgjasë deri në 18 orë, si dhe për mungesën e informacioneve rreth funksioneve të monitorimit të shëndetit dhe aktivitetit fizik.

Për momentin, unaza funksionon vetëm me iPhone dhe kompjuterët Mac që përdorin versionet e fundit të sistemeve operative të Apple.

Lexo edhe

Dioni zbulon arsyen që mendon se e penalizoi në BBVK5 – flet në “Big Talk” (VIDEO)

Dioni zbulon arsyen që mendon se e penalizoi në BBVK5 – flet në “Big Talk” (VIDEO)

Një përbërës i thjeshtë mund t’i bëjë flokët më të butë, më të shkëlqyeshëm dhe më të lehtë për t’u krehur

Një përbërës i thjeshtë mund t’i bëjë flokët më të butë, më të shkëlqyeshëm dhe më të lehtë për t’u krehur

Mourinho kopjon strategjinë e Luis Enriques te PSG-ja, befason me planin e ri te Real Madridi

Mourinho kopjon strategjinë e Luis Enriques te PSG-ja, befason me planin e ri te Real Madridi

Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran | Momenti