Inspektorati i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektoratin e Komunës së Qendrës, dje zhvilloi një aksion të koordinuar në disa lokacione të kryeqytetit.

Gjatë aksionit u larguan shitësit ilegalë të rrugës në afërsi të Qendrës Klinike, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se qëllimi i kontrolleve është vendosja e rendit komunal, parandalimi i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e hapësirave publike.
„Nuk do të lejojmë uzurpimin e hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre për shitje ilegale“, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.
Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet e koordinuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.




