Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të inspektimeve të vazhdueshme në terren për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka realizuar inspektime në dy objekte ndërtimi në komunat e Istogut dhe Ferizajt.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë, të cilat paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Sponsor 3M Express

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë. Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri legjislacionin në fuqi dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Përmirësimi i kushteve të punës, kontribuon në parandalimin e aksidenteve në vendin e punës!”, njofton Inspektorati Qendror i Punës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Themeloi Akademinë e Shkencave, ndahet nga jeta akademiku Luan Omari

Themeloi Akademinë e Shkencave, ndahet nga jeta akademiku Luan Omari

Princi Ali zbut qëndrimin ndaj Infantinos, pranon bashkëpunimin me organet disiplinore të AFC-së

Princi Ali zbut qëndrimin ndaj Infantinos, pranon bashkëpunimin me organet disiplinore të AFC-së

Protesta në Tiranë për të 17-ën ditë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e Ramës

Protesta në Tiranë për të 17-ën ditë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e Ramës