Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë inspektimeve të realizuara në terren në të dy objektet.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

A frikësohet Trump nga dronët iranianë? Ja si iu përgjigj gazetarit

A frikësohet Trump nga dronët iranianë? Ja si iu përgjigj gazetarit

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor