Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, mund të përballet me një rival serioz në garën për rizgjedhje në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Sponsor 3M Express

Anëtari i Këshillit të FIFA-s, japonezi Kohzo Tashima, i cili ka bashkëpunuar me Infantinon për gati 11 vjet, po planifikon të kandidojë për postin e presidentit, kanë raportuar mediumet japoneze.

Tashima konsiderohet kandidati i parë serioz që mund t’i dalë përballë Infantinos, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori.

Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit ka marrë përkrahjen e plotë të këtij institucioni për kandidaturën e tij.

Ndërkohë, FIFA po përballet me kritika lidhur me disa zhvillime të fundit, përfshirë dështimin e planit të Infantinos për shitjen e aksioneve te investitorët privatë.

Duke folur për mundësinë e një gare pa kundërkandidat, Tashima ka kritikuar një skenar të tillë.

“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që Infantino të rizgjedhet në post pa zgjedhje fare”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe