Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Me uljen e temperaturave është ngritur konsumi dhe importi i energjisë elektrike në Kosovë. Vetëm gjatë muajve shtator-tetor Kosova ka importuar rreth 50% më shumë se në muajt e njëjtë të vitit të kaluar. Dilemë tani është nëse do të ngrihet edhe çmimi i energjisë elektrike për shkak të situatës aktuale?

Sipas të dhënave të tregut të energjisë në bursën hungareze, sot çmimi mesatar i energjisë elektrike ishte rreth 241euro për MWH, ndërsa çmimi më i lartë shkon në mbi 309 euro.

Sponsor 3M Express

Nëntorin e vitit të kaluar, megawati i energjisë elektrike në këtë bursë kushtonte rreth 124 euro.

E sa më shumë energji elektrike që Kosova do të detyrohet të importojë, aq më të mëdha do të jenë shpenzimet e kompanive energjetike për ta paguar atë.

RTK mëson se operatorët energjetikë në Kosovë do të kërkojnë rritjen e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2027, çka nënkupton edhe kërkesë për ngritje të çmimit të rrymës për qytetarët.

“Sa herë që kemi nevojë me importu, padyshim kjo nënkupton edhe kosto më të larta të furnizimit, marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Edhe ani pse konsumatorët realisht në këtë moment nuk mund ta vërejnë këtë çështje në faturat e tyre, por kjo është e pashmangshme që ato mund të ndikojnë edhe në shqyrtimin e ardhshëm tarifor”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Njohësit e fushës kanë paralajmëruar një dimër të vështirë sa i përket sistemit energjetik, teksa kanë kërkuar strategji e masa për ta menaxhuar situatën.

“Kapacitetet energjetike të prodhimit i kemi pasur, i kemi të njëjtat me vitet e kaluara dhe normalisht që kjo fazë është në rritje. Padyshim që kjo varësia prej importit do të thotë varet prej çmimeve të importit dhe kjo do të ndikojë në ndryshimin e çmimit ose presionin e ndryshimit të çmimit”, theksoi Fidan Qerimi, profesor i Ekonomisë.

Mirëpo, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se kanë ndërmarrë masa për t’i mbrojtur konsumatorët.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar energji elektrike me vlerë mbi 205 milionë euro nga janari deri në tetor të këtij viti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

Epidemia e fruthit: Vaksinoni fëmijët, se u rrezikohet jeta (VIDEO)

Epidemia e fruthit: Vaksinoni fëmijët, se u rrezikohet jeta (VIDEO)