Imazhet që po habisin përdoruesit e rrjeteve sociale – një “kafshë parahistorike” pranë kufirit të SHBA-së apo diçka e krijuar me AI?

Disa imazhe të pazakonta që pretendohet se tregojnë një krijesë misterioze me krahë të errët duke fluturuar mbi kufirin SHBA-Meksikë janë bërë virale në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Dhe sigurisht, ato kanë nxitur spekulime se mund të bëhet fjalë për një “kafshë parahistorike”.

Pamjet, të publikuara në rrjetet sociale, kanë shkaktuar krahasime me pterodaktilin, por edhe dyshime se mund të jenë krijuar me inteligjencë artificiale (AI).

Një nga videot është shpërndarë nga hetuesi i fenomeneve UFO, Jaime Maussan, i cili pretendon se krijesa është filmuar nga një kamerë sigurie në Luginën e Juárezit, në Meksikë.

Maussan fillimisht e identifikoi si pterodaktil, por më vonë ndryshoi versionin, duke pretenduar se mund të jetë një Pteranodon.

Ndërkohë, autoritetet lokale i kanë hedhur poshtë pretendimet për një kafshë parahistorike, ndërsa disa specialistë sugjerojnë se mund të jetë një çafkë e madhe blu.

Një tjetër video pretendohet se tregon krijesën duke sulmuar një qen përpara se të ngrihet në fluturim, por as ky rrëfim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik

CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik