LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në bashkëkryerje. Sipas njoftimit për aktakuzën, të pandehurit figurojnë me inicialet R.B., A.R. dhe B.(Sh) B. dhe ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali kishte raportuar më 24 mars se në operacionin antidrogë “Kimisti” ishin arrestuar Refik Berisha, Agron Rexhepaj dhe Burim Shillova.

Operacioni u zhvillua më 23 mars në rajonin e Suharekës. Sipas raportimit të atëhershëm të Sinjalit, gjatë kontrollit të një furgoni u gjetën dy qese me rreth një kilogram substancë të dyshuar si heroinë, të fshehura në një hapësirë të improvizuar.

Prokuroria njoftoi pas aksionit se në total ishin sekuestruar rreth dy kilogramë heroinë, si dhe armë, municion, para dhe automjete.

Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik

CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik

Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë