IKShPK-ja bën thirrje për kujdes: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

IKShPK-ja bën thirrje për kujdes: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

IKShPK-ja bën thirrje për kujdes: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka tërhequr vëmendjen për rrezikun nga fruthi, duke theksuar se kjo është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze dhe madje edhe vdekje.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi në Facebook, IKShPK-ja ka shpjeguar se virusi përhapet lehtësisht përmes ajrit, kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë. Madje, një person mund ta përhapë virusin edhe para se t’i shfaqen simptomat.

Ndër shenjat kryesore të fruthit janë temperatura e lartë, kolla, rrjedhja e hundës, skuqja dhe lotimi i syve, si dhe skuqjet në lëkurë, të cilat zakonisht fillojnë në fytyrë, pas veshëve, dhe më pas përhapen në pjesë të tjera të trupit, transmeton Klankosova.tv.

IKShPK-ja paralajmëron se fruthi mund të shkaktojë pneumoni, encefalit, dehidrim, dëmtim të dëgjimit dhe verbim.

Veçanërisht të rrezikuar nga komplikimet janë fëmijët nën moshën pesëvjeçare.

Lexo edhe

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Kështu do të demaskohej blofi i Putinit

Shiroka Pula në Samitin e Filantropisë: Shërbimi ndaj të tjerëve forcon shoqërinë

Shiroka Pula në Samitin e Filantropisë: Shërbimi ndaj të tjerëve forcon shoqërinë

IKShPK-ja bën thirrje për kujdes: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze | Momenti