Veç vitin e kaluar, mbi 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova.

E teksa kjo po ndodh me të madhe, kryeministri Albin Kurti i jep dy arsye. Por edhe pse ka vite që qeveris, për asnjërën, përgjegjës nuk e bën veten, raporton Klan Kosova.
“E para është gjendja në komunat tona. Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës. Besoni, një ndër shkaqet kryesore të migrimit, qoftë të brendshëm, qoftë jashtë, është arsimi”, ishte shprehur Kurti.
Gjatë kohës sa Kurti është kryeministër, nga 2020 deri 2025, pa përfshirë vitin 2026, gati 100 mijë persona kanë ikur nga Kosova. EUROSTAT, institucion i Bashkimit Evropian, deklaron se arsyeja e largimit të kosovarëve janë arsyet familjare, arsimimi dhe punësimi. Këtë të fundit, Kurti nuk e përmend fare.
Ndiqeni kronikën për të kuptuar detajet:





