Aktivistja Igballe Huduti ka kritikuar vendimin e tashmë të ndjerës, Arlinda Zekajt për t’u kthyer në shtëpinë e saj, ku më pas u vra, ndërsa ka mbrojtur veprimet e policit Faruk Muqolli, i cili, sipas saj, e kishte paralajmëruar për rrezikun.
Duke folur në emisionin “Kojshia Show”, Huduti ka thënë se Zekajt i ishte ofruar mundësia të shkonte te vëllezërit ose në një strehimore, por ajo kishte këmbëngulur të kthehej në shtëpi.

Sipas Hudutit, polici Muqolli e kishte këshilluar të mos kthehej, duke i tërhequr vërejtjen se atje mund të ishte në rrezik.
Ajo ka pretenduar se policët që e shoqëruan Zekajn nuk e dinin se në shtëpi ndodhej personi që dyshohet se e vrau atë dhe se kishin menduar që shtëpia ishte e zbrazët.
Huduti ka thënë gjithashtu se Zekaj, në atë moment, kishte pasur nevojë për mbështetje psikologjike.
Burimi: Dukagjini




