Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Shkencëtarët, duke përdorur një teleskop në Kili, kanë identifikuar një objekt të akullt që orbiton përtej Plutonit, i cili mund t’i bashkohet listës së kufizuar të planeteve xhuxh në sistemin tonë diellor, transmeton Klankosova.tv

Sponsor 3M Express

Sipas Reuters, studiuesit bënë të ditur se ky objekt, i quajtur 2026 ED138, ka një diametër të vlerësuar midis 600 dhe 1.500 kilometrash dhe orbiton rreth 46 herë më larg nga Dielli sesa Toka.

Për krahasim, Plutoni orbiton mesatarisht rreth 40 herë më larg nga Dielli sesa Toka.

Objekti u zbulua përmes Observatorit të ri “Vera C. Rubin”, i vendosur në majën e malit “Cerro Pachón” në Kilin qendror.

Teleskopi është një nismë e përbashkët e Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA-së dhe Departamentit të Energjisë së SHBA-së.

Nevojiten vëzhgime të mëtejshme për të konfirmuar nëse ky objekt është vërtet një planet “xhuxh.

Lexo edhe

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit | Momenti