Idah: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

Idah: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

Idah: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

Sulmuesi i Irlandës, Adam Idah, ka thënë se përfaqësuesja e tij ka nxjerrë mësime nga humbja 1-0 ndaj Kosovës në Prishtinë dhe se është përgatitur ndryshe për duelin e kthimit në Dublin.

Sponsor 3M Express

Idah ka pranuar se në ndeshjen e parë Irlanda ishte treguar tepër defensive dhe nuk kishte shfrytëzuar sa duhet potencialin sulmues.

“Kur luajtëm kundër Kosovës për herë të parë, ndoshta ishim paksa shumë të orientuar drejt mbrojtjes dhe nuk sulmuam me atë që mundëm”, ka deklaruar ai për “RTÉ Sport”.

Sulmuesi irlandez ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me Troy Parrott dhe Jack, duke thënë se në ndeshjet e fundit kanë arritur të tregojnë më shumë nga potenciali i tyre ofensiv.

Idah ka qenë titullar në katër nga pesë ndeshjet e Irlandës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke shënuar ndaj Izraelit dhe duke asistuar për golin e Parrottit kundër Austrisë. Ndërsa në Prishtinë ishte aktivizuar nga banka rezervë.

Irlandës i nevojitet fitorja ndaj Kosovës për ta siguruar vendin e dytë në Grupin B3, ndërsa Dardanëve u mjafton barazimi për të arritur këtë objektiv. /Telegrafi/

Lexo edhe

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte