Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

Ibrahimovic rrëfen dashurinë për Milanin: Herën e parë më dha lumturi, herën e dytë dashuri

Zlatan Ibrahimovic ka shprehur edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me Milanin, duke e cilësuar klubin italian si skuadrën më të rëndësishme në jetën e tij dhe të vetmen që arriti ta bindte të rikthehej.

Sponsor 3M Express

Legjenda suedeze ka shkruar parathënien e librit “Il Milan nel mondo”, të gazetarit Mauro Suma, i botuar nga shtëpia botuese Giunti. Libri u prezantua këtë javë në Casa Milano, selinë e klubit kuqezi.

Në parathënien e tij, Ibrahimovic kujtoi karrierën e gjatë, fanellat e rëndësishme që ka veshur dhe trofetë e fituar, por theksoi se Milani ka pasur një domethënie të veçantë për të.

“Milani është skuadra më e rëndësishme në jetën time. Dhe e vetmja që më bindi të kthehesha. Gjatë karrierës sime, kam veshur fanella legjendare, kam luajtur në qytete të bukura dhe kam fituar kudo. Por Milani ishte diçka ndryshe. Ishte i vetmi klub që mund të më rikthente vërtet, i vetmi që më bëri të ndieja nevojën për të filluar nga e para”, shkroi suedezi.

Ai pranoi se nuk është e lehtë ta bindësh për një rikthim, por Milani ia doli ta bëjë këtë më shumë se një herë. Sipas tij, lidhja me ngjyrat kuqezi ka tejkaluar futbollin dhe trofetë.

“Kjo do të thotë që midis meje dhe këtyre ngjyrave është krijuar një lidhje që shkon përtej futbollit, përtej trofeve, madje edhe përtej kohës. Herën e parë Milani më dha lumturi, herën e dytë dashuri”, deklaroi Ibrahimovic.

Tri periudha të ndryshme te Milani

Ibrahimovic u transferua për herë të parë te Milani në vitin 2010 nga Barcelona. Pas dy sezonesh, ai u largua drejt Paris Saint-Germainit, ndërsa në janar të vitit 2020 u rikthye në San Siro.

Suedezi qëndroi te klubi italian deri në përfundimin e karrierës si futbollist, në qershor të vitit 2023.

Gjatë dy periudhave si lojtar i Milanit, ai zhvilloi gjithsej 163 ndeshje, shënoi 93 gola dhe regjistroi 35 asistime. Me fanellën kuqezi fitoi dy tituj të kampionit të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

Megjithatë, largimi nga futbolli i luajtur nuk e ndërpreu lidhjen e tij me klubin. Në dhjetor të vitit 2023, Ibrahimovic u rikthye te Milani, këtë herë në rolin e Këshilltarit të Lartë të RedBird, pronarit të klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës