I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

Mesfushori i Kosovës, Dion Kacuri, ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Austria Lustenaut ndaj GAK-ut, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit austriak.

Sponsor 3M Express

Kacuri shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin 2-1 dhe duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Ky triumf ishte një rikthim te fitoret për Austria Lustenau, pas humbjes së thellë 5-1 nga Salzburgu në xhiron e kaluar.

Paraqitja vendimtare bëri që mesfushori kosovar të shpallej edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore, me notën 8.4.

Përveç golit të shënuar, Kacuri regjistroi edhe statistika të tjera mbresëlënëse.

Ai kompletoi 61 pasime me saktësi prej 88 për qind, pati tri goditje drejt portës, dy prej të cilave në kuadrat, si dhe regjistroi 11 rikuperime të topit dhe katër duele ajrore të fituara.

Forma e mirë e mesfushorit vjen në një moment të rëndësishëm, pasi ai është përfshirë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

Me golin vendimtar dhe paraqitjen e shkëlqyer, Kacuri po dëshmon se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për Dardanët në sfidat e ardhshme./Telegrafi/

Lexo edhe

Konjufca pas sulmit në Poloni: Kosova solidarizohet me popullin polak

Konjufca pas sulmit në Poloni: Kosova solidarizohet me popullin polak

Gjilani rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Gjilani rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona