Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në sheshin kryesor të qytetit, ku një person ka shtënë në drejtim të njerëzve nga një automjet në lëvizje, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar autoriteteve polake.

Sipas agjencisë Reuters, në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sponsor 3M Express

I dyshuari, shtetas polak, është qëlluar nga policia dhe më pas është arrestuar. Sipas zëdhënëses së policisë, Katarzyna Cislo, ai ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak dhe kishte përdorur armë ushtarake.

“Shumë armë dhe municion janë gjetur gjithashtu në automjetin e tij”, ka deklaruar Cislo.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është personi i vetëm i njohur si autor i këtij sulmi. Deri më tani nuk është bërë i ditur motivi i të shtënave.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se po informohet vazhdimisht për situatën, ndërsa autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Konjufca pas sulmit në Poloni: Kosova solidarizohet me popullin polak

Konjufca pas sulmit në Poloni: Kosova solidarizohet me popullin polak

Gjilani rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Gjilani rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona