Hykmete Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit

Hykmete Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit

Hykmete Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Kuvendit për shpalljen e masave emergjente në sektorin e energjisë, duke thënë se ai nuk e përmirëson furnizimin me energji elektrike, por u krijon mbrojtje KEDS-it dhe KESCO-s nga paditë eventuale për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se, me këtë vendim, për 60 ditët e ardhshme energjia elektrike mund të ndërpritet në çdo kohë dhe në çdo vend, pasi një gjë e tillë lejohet me vendim të Kuvendit.

Ajo ka përmendur edhe obligimin e Ibër-Lepencit për të prodhuar energji për Shërbimin Universal, por ka vlerësuar se kapaciteti i instaluar prej rreth 30 megavatësh nuk mund ta përmirësojë ndjeshëm gjendjen.

Sipas Bajramit, vendimi i miratuar nga Kuvendi shërben për të arsyetuar reduktimet e energjisë, për të mundësuar blerjen e energjisë elektrike duke anashkaluar rregullat e prokurimit publik, si dhe për kontraktimin e kompanive për investime dhe remonte në KEK pa procedurat e zakonshme të prokurimit.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar se masat emergjente për furnizimin me energji ishin shpallur për herë të parë më 21 dhjetor 2021, duke theksuar se gati pesë vjet më vonë, vendi vazhdon të qeveriset me masa të tilla.

Ajo ka renditur disa nga problemet që, sipas saj, kanë mbetur të pazgjidhura në sektorin e energjisë: mungesën e kontratave afatgjata për blerjen e energjisë, dështimin e remonteve dhe lidhjen e kontratave me çmime shumëfish më të larta, moszbatimin e Strategjisë së Energjisë dhe mungesën e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Bajrami ka thënë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës është ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk nisin investimet në këtë drejtim, kriza energjetike do të thellohet dhe qytetarët, bashkë me buxhetin e Kosovës, mund të mos jenë në gjendje t’i përballojnë faturat e energjisë elektrike.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nën hetim, dyshohet se u paraqit si avokate pa licencë

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nën hetim, dyshohet se u paraqit si avokate pa licencë

“Mos na harroni” – thirrja prekëse e qindra fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni” – thirrja prekëse e qindra fëmijëve palestinezë drejtuar botës

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit