Aksionet e kompanive të Elon Muskut, Tesla dhe SpaceX, kanë shënuar rënie pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku demokratët siguruan fitore ndaj republikanëve.

Sipas të dhënave të indeksit Nasdaq 100, aksionet e Teslas kanë rënë me 2,80 për qind, ndërsa ato të SpaceX-it me 2,37 për qind.
Rënia vjen në një kohë kur investitorët po shprehin shqetësime për mundësinë e një mbikëqyrjeje më të rreptë ndaj kompanive të Muskut, si dhe për ndikimin që rezultatet zgjedhore mund të kenë në planet për bashkimin e Teslas me SpaceX-in.
Musk, një nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump, kishte investuar shuma të mëdha për të mbështetur kandidatët republikanë gjatë fushatës zgjedhore.
Fitorja e demokratëve përbën një goditje politike për Muskun dhe Trumpin, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar pasigurinë rreth së ardhmes së bizneseve të miliarderit amerikan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




