Një 77-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:20.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person që po lëvizte me karrocë të invalidëve.
“Si pasojë e aksidentit, një person (ngasësi i karrocës së invalidëve), I.Ll., mashkull, 77 vjeç, ka vdekur”, ka deklaruar Ahmeti.
Rastin po e trajton Njësiti i Trafikut Rajonal.
Burimi: Insajderi





