Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet edhe në orët e vona të natës, ndërsa debati për projektbuxhetin e vitit 2027 ende nuk ka përfunduar.

Deputetët e pozitës dhe opozitës po vazhdojnë t’i paraqesin qëndrimet e tyre për buxhetin, me kritika dhe mospajtime rreth planifikimeve dhe ndarjes së mjeteve financiare.
Gjatë diskutimeve nuk kanë munguar përplasjet mes përfaqësuesve të partive politike, të cilët kanë shprehur kundërshtimet e tyre për prioritetet buxhetore të Qeverisë.
Ndonëse ora ka kaluar në orët e vona, debati në sallën plenare po vazhdon, ndërsa projektbuxheti mbetet në qendër të diskutimeve parlamentare./Klankosova.tv





