Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se deputetë, profesorë universitarë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan konsensus nacional që të përkthehet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim.

“Reforma nuk mjafton. Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë diskutimeve u theksua nevoja që tryeza të shërbejë si një platformë e hapur dialogu, në funksion të ndërtimit të Paktit Kombëtar për Arsimin. Pjesëmarrësit ngritën shqetësime për gjendjen e arsimit, duke e cilësuar atë alarmante dhe duke kërkuar një vizion të qartë për sistemin arsimor dhe shoqërinë që Kosova synon të ndërtojë.

Rezultatet e dobëta në testin PISA u përmendën si një tregues shqetësues, ndërsa u shpreh vlerësimi se gjendja po përkeqësohet. Në këtë drejtim, u theksua se ndërhyrjet duhet të nisin nga edukimi i hershëm dhe të shtrihen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndër prioritetet e diskutuara ishin investimet në infrastrukturën arsimore, shtimi i hapësirave për çerdhe dhe krijimi i kushteve për mësim tërëditor në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për rishikimin e plotë të kurrikulës shkollore dhe përshtatjen e teksteve mësimore me të, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe rritjen e pagave. Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të aftësive në lexim, matematikë dhe shkenca, si dhe digjitalizimit të arsimit.

Hoxhaj ka theksuar se konsensusi nacional, financimi dhe rritja e buxhetit janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet transformimi i arsimit dhe e ardhmja e fëmijëve.

Lexo edhe

Nga përgjimet te pasuritë: Prokuroria përmend 34 vetura, para dhe prona nën masa ndaluese

Nga përgjimet te pasuritë: Prokuroria përmend 34 vetura, para dhe prona nën masa ndaluese

Moti në Kosovë, nesër vranët dhe shi

Moti në Kosovë, nesër vranët dhe shi

Arlinda: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë (VIDEO)

Arlinda: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë (VIDEO)