UFC | Nolan e nokauton Moicanon, por vendimi i gjyqtarit në raundin e dytë shkakton polemika

UFC | Nolan e nokauton Moicanon, por vendimi i gjyqtarit në raundin e dytë shkakton polemika

UFC | Nolan e nokauton Moicanon, por vendimi i gjyqtarit në raundin e dytë shkakton polemika

Tom Nolan ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së tij në UFC, duke mposhtur Renato Moicanon me nokaut teknik në raundin e tretë, në duelin kryesor të UFC Fight Night në Las Vegas.

Sponsor 3M Express

Përballja u zhvillua këtë fundjavë në arenën “Apex”, ndërsa përfundimi i saj u shoqërua me diskutime të shumta për një vendim të gjyqtarit Dan Miragliotta.

Në raundin e dytë, Moicano kishte arritur ta kontrollonte Nolanin nga shpina, duke e mbajtur në pozicion dominues përmes teknikës “body triangle”.

Megjithatë, gjyqtari vendosi t’i ngrinte të dy luftëtarët dhe ta rifillonte duelin në këmbë. Ky vendim nxiti reagime nga luftëtarë profesionistë dhe pjesëtarë të komunitetit MMA.

Edhe Moicano shprehu pakënaqësinë e tij ndaj vendimit, por bëri të ditur se nuk do të kërkonte rishikimin e rezultatit apo ndëshkimin e gjyqtarit.

Pas rifillimit të përballjes, Nolan arriti ta përfundonte duelin me nokaut teknik në minutën 1:28 të raundit të tretë.

Me këtë fitore, australiani regjistroi suksesin e gjashtë radhazi në UFC, duke konfirmuar ambiciet e tij në kategorinë e peshave të lehta.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nëna e Laurentit i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin me videot pas humbjes së tij

Nëna e Laurentit i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin me videot pas humbjes së tij

Valdeti dhe Arlinda përplasen ashpër, debati përfshin edhe orientimin..

Valdeti dhe Arlinda përplasen ashpër, debati përfshin edhe orientimin..

Pse disa xhaketa kanë një kopsë në sup? Përdorimi i saj që shumë njerëz nuk e dinë

Pse disa xhaketa kanë një kopsë në sup? Përdorimi i saj që shumë njerëz nuk e dinë