Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

“Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

Sponsor 3M Express

Ai u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

Dymbëdhjetë persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kush do ta trashëgojë numrin legjendar të Messit? Argjentina shqyrton dy emra

Kush do ta trashëgojë numrin legjendar të Messit? Argjentina shqyrton dy emra

Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm