MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore që po e merr pushtetin në Serbi, të cilët këto ditë ishin në Kosovë.

“Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për RTKLive nga MPJD.

Sponsor 3M Express

“Kërkesat për vizita zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në Republikën e Kosovës përcillen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe trajtohen sipas procedurave përkatëse institucionale. Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë. Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Për vizita të kësaj natyre nuk kërkohet miratim paraprak nga MPJD-ja”, thonë nga MPJD.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Si u realizua vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore serbe në Kosovë, flasin nga ministria e Punëve të Jashtme

Si u realizua vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore serbe në Kosovë, flasin nga ministria e Punëve të Jashtme

Skandal në Mal të Zi: Drejtoresha e Bibliotekës reklamon libra për kriminelët e luftës

Skandal në Mal të Zi: Drejtoresha e Bibliotekës reklamon libra për kriminelët e luftës

Qendra e Down Syndrome Kosova në Ferizaj vërshohet nga kanalizimi, i shkruan kryetarit Aliu

Qendra e Down Syndrome Kosova në Ferizaj vërshohet nga kanalizimi, i shkruan kryetarit Aliu

MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm | Momenti