Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbronte (VIDEO)

Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbronte (VIDEO)

Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbronte (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar dështimin e mundshëm të institucioneve për ta mbrojtur atë, pavarësisht kërkesave të saj për ndihmë.

Sponsor 3M Express

Hoxha ka theksuar se rasti i Arlindës është dëshmi e rëndë e pasojave që mund të ketë mosveprimi institucional, sidomos kur një qytetare paralajmëron se jeta e saj është në rrezik.

“Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbronte”, tha Hoxha gjatë fjalimit të saj.

Ajo ka kërkuar që të hetohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes dhe të sqarohet nëse zyrtarët përgjegjës kanë vepruar në përputhje me detyrat e tyre.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi tri ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë me një kërkesë për ndërhyrje urgjente, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Në letrën e saj, ajo kishte kërkuar masa ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat dhe kishin bartur përgjegjësinë nga një institucion te tjetri.

“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre”, thuhej në parashtresën e saj.

Në fund të letrës, Arlinda kishte lënë edhe një paralajmërim që sot merr një domethënie të rëndë:

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

Vrasja e saj ka rikthyer në qendër të vëmendjes përgjegjësinë institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe nevojën që çdo kërkesë për mbrojtje të trajtohet me urgjencë.

Përgjegjësia eventuale e zyrtarëve duhet të përcaktohet përmes hetimeve, duke shqyrtuar veprimet e ndërmarra pas raportimeve të viktimës dhe mënyrën se si është vlerësuar rreziku ndaj jetës së saj.

Lexo edhe

Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s’lejon ligji nga burrat – Haxhiu reagon ashpër

Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s’lejon ligji nga burrat – Haxhiu reagon ashpër

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbronte (VIDEO) | Momenti