Gjatë takimit, u diskutua për gjendjen aktuale të pensionistëve dhe invalidëve të punës, si dhe për mundësitë e përmirësimit të mbështetjes institucionale ndaj tyre.
Sipas njoftimit, ministri Hoti theksoi se Qeveria ka ndërmarrë hapa në drejtim të avancimit të të drejtave të pensionistëve, duke veçuar ndryshimet ligjore, rritjen e pensionit bazik nga 90 në 150 euro, si dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare për këtë kategori.

Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin për reformimin e sistemit pensional, me synim përmirësimin e politikave dhe mekanizmave që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen sociale dhe mirëqenien e pensionistëve.
Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve dhe paraqitjen e kërkesave të përfaqësuesve të organizatave, me theks në rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe organizatave që përfaqësojnë pensionistët dhe invalidët e punës.
Burimi: RTKLive





