Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të deputetes Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar disa deputetë të kësaj partie, duke i akuzuar se i shërbejnë SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti e ka cilësuar “turizmin politik” si aktivitet joetik, duke kritikuar personat që, sipas tij, kërkojnë oferta politike jashtë subjektit të tyre.

Sponsor 3M Express

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

Edhe pse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Osmanin, reagimi i tij vjen pas kritikave të kësaj të fundit ndaj disa deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e kishin mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Në mesin e deputetëve të cilëve Osmani u është referuar janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Janina Ymeri dhe Armend Zemaj.

Mbrëmë në Kanal 10, Osmani ka deklaruar se këta deputetë i shërbejnë SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Xhevat Krasniqi paraqitet në gjykatë, prokurori mungon pa e arsyetuar mungesën

LEX | Xhevat Krasniqi paraqitet në gjykatë, prokurori mungon pa e arsyetuar mungesën

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, caktohet data e re e gjykimit

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, caktohet data e re e gjykimit

Kurti: Mbretëria e Bashkuar është partnere e aleate e posaçme e Kosovës

Kurti: Mbretëria e Bashkuar është partnere e aleate e posaçme e Kosovës