Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka rrahur djalin e ish-bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur në Zveçan.
“12.11.2026 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e kishte rrahur viktimën-djalin e mitur të ish-bashkëshortes së tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





