Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias

Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias

Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi institucionale dhe shoqërore.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore.

Vëmendje e veçantë, sipas saj, i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

“Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.

Lexo edhe

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë