Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se vëmendje të veçantë gjatë takimit u është kushtuar projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren–Tetovë dhe autostradën Shkup–Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike.
“Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete. Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do ta përcjellë nga afër realizimin e tyre deri në përfundim.
Burimi: RTKLive




