Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e mirëfilltë dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara” , thuhet në njoftimin e parlamentit rreth takimit, transmeton Klankosova.tv.

Në përfundim, kryekuvendarja Haxhiu falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim.

Lexo edhe

Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE

Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE