Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka biseduar për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vëmendje i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

Sponsor 3M Express

“Me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, patëm një bisedë të hapur e përmbajtjesore për çështje që kërkojnë vëmendjen dhe angazhimin tonë të përbashkët. Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

Biseduam gjithashtu për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë