Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është njoftuar për punën e Institutit gjatë këtij viti, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë të luftës.
Ajo ka rikujtuar se në bazë të këtyre të dhënave është hartuar lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në muajin korrik.

“Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë punën e Institutit, ndërsa ka shprehur mirënjohje për drejtorin Hetemi dhe stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin në dokumentimin e krimeve të luftës.
Burimi: RTKLive





