Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë

Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë

Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Forcës, ka shprehur krenarinë për fuqizimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Haxhiu tha se pamja e vajzave dhe djemve me uniformën e FSK-së ua kujton edhe ata që shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por që fatkeqësisht nuk jetojnë për ta parë fuqizimin e ushtrisë së sotme, raporton Klankosova.tv

 “Është krenari, për sa kohë pamë që ushtria jonë në vazhdimësi po fuqizohet me armatim. Kur shohim vajzat e djemtë e ushtrisë tonë teksa mbajnë të veshur uniformën e FSK-së, natyrisht që na shkon mendja te ata që shërbyen me devotshmëri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Fatkeqësisht sot nuk mund ta shohin se sa e fortë është ushtria jonë, sa e fortë është ushtria e Kosovës.”

Ajo përmendi edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, krahas aleatëve dhe partnerëve që kanë kontribuar në zhvillimin e historisë së Republikës së Kosovës.

“Si institucionet e Republikës së Kosovës, për sigurinë e fëmijëve, për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, për brezat që po vijnë, do të vazhdojmë angazhimin që ta forcojmë ushtrinë tonë, e që Republika e Kosovës të jetë edhe anëtare e NATO-s, pikërisht krah aleatëve, partnerëve që bashkërisht me ne e kanë zhvilluar historinë e Republikës së Kosovës.”

Në fund, Haxhiu nderoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa uroi Ditën e Forcës dhe 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, transmeton Klankosova.tv

“Nderim dhe respekt të gjithë atyre që dhanë jetën, që sot ne jemi shtet i pavarur e të jemi të lirë, e po ashtu më lejoni që të uroj Ditën e Forcës, pra 27 nëntorin, por edhe 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat