Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane është bërë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke lënë pas edhe yllin gjerman Jamal Musiala.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.

Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e saj përtej këtij afati.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tij do të varet nga bonuset, të cilat lidhen me sukseset në garat vendore, triumfin në Ligën e Kampionëve, numrin e golave dhe asistimeve, si dhe mundësinë për ta fituar sërish Topin e Artë.

Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit