Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Organet kompetente të japin llogari për çdo neglizhencë

Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Organet kompetente të japin llogari për çdo neglizhencë

Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Organet kompetente të japin llogari për çdo neglizhencë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e drejtësisë për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se vrasjet po ndodhin shpesh në Kosovë dhe se situata ka kaluar çdo kufi njerëzor.

Sponsor 3M Express

Ai ka kërkuar që vrasjet të ndalen, shoqëria të reflektojë dhe drejtësia ta kryejë punën e saj, duke bërë thirrje edhe për ashpërsimin e masave në këtë drejtim.

Haradinaj ka theksuar se organet kompetente duhet të japin llogari për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak