Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vizitën në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia, e cila fitoi zgjedhjet atje.

Haradinaj ka vlerësuar se hyrja e tyre në Kosovë duhet të bëhet vetëm me leje nga institucionet përkatëse, ndërsa ka kërkuar që ndaj tyre të zbatohen procedurat ligjore, duke thënë se duhej të arrestoheshin.
“Ardhja e tyre nga Serbia duhet me kanë me leje. Kjo është një vazhdimësi dhe është e papranueshme. Ata mujn me pa andrra, por institucionet e Kosovës duhet me i përcjellë vizitat e tyre. Duhet me u zbatu ligji, ata duhet me u arrestu”, ka deklaruar Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





