Haradinaj: Për Apelin në Hagë duhen investime të mëdha – ta llogarisin si një “autostradë të lirisë”

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e vendit.

Sponsor 3M Express

Ai tha se Kosova shpëtoi pa shkuar në zgjedhje të reja, ecuri që e quajti të mirë për vendin, transmeton Klankosova.tv.

“Më e mira është që Kosova shpëtoi pa shku në disa zgjedhje të tjera. Më vjen mirë që një kauzë që e kemi nisur për mbrojtjen e tyre, filloi dhe e mori startin, filloi një fillim të mbarë, tani mbetet betimi i deputetëve që kanë për mbrojtje të popullit, por edhe zotimi që u mor mbrëmë të realizohet”, u shpreh Haradinaj.

Sa i përket betejës së ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Haradinaj u shpreh optimist se ata dhe Kosova do të dalin fitues në këtë proces gjyqësor.

“Ka fakte që do t’i rrëzojnë ato pretendime të asaj gjykate në Apel, dhe unë mendoj që janë shanset shumë-shumë më të mëdha që të fitojmë Apelin në formën juridike”, u shpreh ai.

“Për të fituar këtë betejë duhen investime shumë të mëdha. Jo investime si më parë qysh na tregofshin kemi dhënë kaq. Thjesht ta llogaritin që kemi edhe një autostradë për Kosovën. Autostradën e lirisë dhe autostradën jetësore që e mban gjallë Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

Lexo edhe

Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Akili fut në “kurthet” e tij Editën? – “Ti je veç për kuzhinë”, reagon ajo (VIDEO)

Akili fut në “kurthet” e tij Editën? – “Ti je veç për kuzhinë”, reagon ajo (VIDEO)

David Cronenberg dhe yjet e kinemasë mbyllin festivalin e Lisbonës – një natë e veçantë për adhuruesit e filmit

David Cronenberg dhe yjet e kinemasë mbyllin festivalin e Lisbonës – një natë e veçantë për adhuruesit e filmit

Haradinaj: Për Apelin në Hagë duhen investime të mëdha – ta llogarisin si një “autostradë të lirisë” | Momenti