Haradinaj: Britania e Madhe kishte rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Haradinaj: Britania e Madhe kishte rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Haradinaj: Britania e Madhe kishte rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si një nga fuqitë vendimmarrëse të asaj kohe.

Sponsor 3M Express

Gjatë ceremonisë përkujtimore për 10 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, deputeti i Aleancës Haradinaj tha se nderimi i tyre është obligim moral dhe në nderin e popullit të Kosovës.

“Është në nderin tonë si popull i Kosovës me i nderu ata ushtarakë e ushtarake të Mbeturisë së Bashkuar, që janë edhe te partnerëve që kanë shërbyer me ta, në një ditë si kjo, i kujtojmë për jetë, po i nderojmë dhe i kujtojmë për jetë, ashtu si kujtojmë edhe bijtë e bijat tonë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, për sigurinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera aleate, kishte rol të rëndësishëm në vendimmarrjen për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Sipas Haradinajt, forcat britanike ishin ndër më të rëndësishmet si gjatë operacioneve ajrore, ashtu edhe në vendosjen e trupave tokësore në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë në periudhën e parë pas luftës, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë fuqi vendimmarëse atëherë për ndërhyrjen e NATO-s, bashkë me Amerikën edhe me vende të tjera. Ushtria e Mbeturina e Bashkuar ka qenë ndër ushtritë më të rëndësishme të asaj ndërhyrje, si për sulme ajrore, po ashtu edhe për ndërhyrjen tokësore ose ardhjen dhe prezencën këtu, kanë mbajtur situatën e sigurisë në ditët e para të luftës, pra ende pa u tërhequr edhe krejt forcat serbe, në gjithë Kosovën, përfshirë këtu në kryeqytet. Roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm, vazhdojnë me shërbyer edhe me e siguruar Kosovën edhe tash në gjithë vendin, por veçanërisht në veri”, tha Haradinaj.

Ai ritheksoi se kontributi i Mbretërisë së Bashkuar nuk kufizohet vetëm në ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999, por vazhdon edhe sot përmes pranisë së forcave britanike në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Lexo edhe

Alarm nga Antarktida: Vrima e ozonit arrin përmasat më të mëdha në 10 vjet

Alarm nga Antarktida: Vrima e ozonit arrin përmasat më të mëdha në 10 vjet

Zajkova në thirrje për mbështetjen e peticionit për përdorimin e byzylikut elektronik në Maqedoni

Zajkova në thirrje për mbështetjen e peticionit për përdorimin e byzylikut elektronik në Maqedoni

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit