Në hapjen solemne të kongresit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në mesin e tyre ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe profesionistë të fushës së mjekësisë.
Në kuadër të ceremonisë do të promovohet dokumentari “Roli dhe kontributi i mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse”, i cili trajton rëndësinë e edukimit të qytetarëve, parandalimit të sëmundjeve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Po ashtu, do të promovohet Revista Mjeku, përmbajtja e së cilës ndërlidhet me temën e kongresit, si dhe libri “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, që pasqyron zhvillimin e mjekësisë ndër shekuj.
Kongresi synon të theksojë rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor, rolin e profesionistëve shëndetësorë në parandalimin e sëmundjeve dhe nevojën për bashkëpunim në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Burimi: RTKLive




