Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se është hapur fabrika e re e kompanisë “Ariani Company”, një investim që synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve.

Idrizi ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës, duke e cilësuar këtë investim si një kontribut për zhvillimin ekonomik të komunës.
“Me këtë investim, Ariani Company po dëshmon përkushtimin për zhvillim të vazhdueshëm, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe synimin për të arritur standarde gjithnjë e më të larta të cilësisë”, ka shkruar Idrizi.
Ai ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë vlerëson investimet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe rritjen e potencialit ekonomik lokal.
Në fund, kryetari Idrizi ka përgëzuar drejtuesit e kompanisë dhe familjen Imeri për investimin, duke u uruar suksese në vazhdimin e veprimtarisë së tyre. /Telegrafi/




