HAMLETI

HAMLETI

HAMLETI

Poezi nga: Boris Pasternak
Përktheu: Arben Bllaci

Sponsor 3M Express

Tani jam në skenë, zhurmat u shuan,
Rri përhumbur në parmak, në portë.
Jehonë e largët që mbërrin gjer te mua,
Fillin e jetës sikur vjen të më thotë.

Ndjej sesi mes territ ndihem humbur,
Mijëra sy më zhbirojnë rreth e qark.
Te lutem, Ati im në qoftë e mundur,
Këtë Kupë[1] nga unë mbaje larg.

Pranoj fatin që caktove e s’më pyete
Dhe gati jam ta luaj gjer në fund.
Por tani po luhet dramë tjetër,
Nga kjo sprovë kursemë nëse mund.

Rrjedhë e botës është kaq e menduar,
I sigurt fundi i udhës po na pret.
Vetmitar, nga vese farisejsh rrethuar …
Fushë me lule nuk qenka kjo jetë!

1946

___________

[1] Është fjala për kupën e vuajtjeve të Krishtit, në lutjen që ai i drejton Atit nga Kopshti i Gjetsemanit, vendi ku në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përjeton luftën e brendshme mes frikës nga vuajtja dhe pranimi i fatit të tij.

Lexo edhe

Kurti takon përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

Kurti takon përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

Albin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës

Albin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës

Gjorgjievski: Shkupi po ndryshon pamjen e tij me investime kapitale në trafik, ekologji dhe hapësirë ​​publike

Gjorgjievski: Shkupi po ndryshon pamjen e tij me investime kapitale në trafik, ekologji dhe hapësirë ​​publike

HAMLETI | Momenti