Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

Përmes një serie videosh edukative „Finfluencer“, të realizuara në gjuhën shqipe, Halkbank synon t’i afrojë shërbimet bankare online më të përdorura me të gjithë përdoruesit shqipfolës. Në rolin e finfluencer-it këtë herë vjen aktori i njohur i teatrit dhe filmit, Visar Etemi, anëtar i ansamblit të Teatrit Shqiptar në Shkup.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar shtatë video edukative, përmes të cilave prezantohen dhe shpjegohen në mënyrë të thjeshtë e praktike shërbime të ndryshme bankare, si hapja e llogarisë online, pagesa e pagës dhe pensionit, pagesat me kartelë, Smart Send, Apple Pay, pakot bankare dhe depozita online.

Halkbank synon që shërbimet bankare online t’i bëjë sa më të qasshme dhe të lehta për t’u përdorur nga të gjithë klientët, pavarësisht vendbanimit, gjuhës që flasin apo nivelit të të ardhurave. Pas realizimit të serisë së videove „Finfluencer“ në gjuhën maqedonase, banka ka zgjeruar këtë iniciativëedhe në gjuhën shqipe, duke sjellë në rolin e finfluencer-it aktorin e mirënjohur Visar Etemi.

Përmes kësaj iniciative, Halkbank vazhdon përpjekjet për avancimin e shërbimeve bankare digjitale dhe njëkohësisht për rritjen e njohurive financiare dhe digjitale të klientëve, duke synuar që secili prej tyre të njihet më nga afër me mundësitë dhe përparësitë që ofron banking-u online.

Videot e para të serisë „Finfluencer“ në gjuhën shqipe tashmë janë publikuar në kanalet zyrtare të Halkbank-ut në rrjetet sociale, ndërsa seria do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me video të reja edukative, përmes të cilave përdoruesit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me shërbimet dhe mundësitë që ofron banka.

Gjatë periudhës së kaluar, Halkbank ka punuar vazhdimisht në zgjerimin e funksionaliteteve të aplikacionit të saj mobil, me qëllim që t’u mundësojë përdoruesve të kryejnë një numër të madh transaksionesh brenda vetëm pak minutash, pa pasur nevojë të vizitojnë degët e bankës apo të presin në sportele.

Edhe pse shërbimet bankare digjitale përdoren më së shumti nga të rinjtë, synimi i Halkbank-ut është që t’i inkurajojë edhe gjeneratat më të moshuara të shfrytëzojnë përparësitë e bankingut online. Pikërisht për këtë arsye, banka promovon bankingun mobil përmes formave të ndryshme të përmbajtjeve edukative, si në rrjetet sociale, ashtu edhe drejtpërdrejt në degët e saj, duke u udhëhequr gjithmonë nga slogani i saj: „Njerëzit janë të rëndësishëm“.

Lexo edhe

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim