Hynë në pronën e çiftit mbretëror britanik, dy shqiptarë përfundojnë në pranga

Hynë në pronën e çiftit mbretëror britanik, dy shqiptarë përfundojnë në pranga

Hynë në pronën e çiftit mbretëror britanik, dy shqiptarë përfundojnë në pranga

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Mbretërinë e Bashkuar, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në pronën e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Catherine.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediave britanike, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë emigrant pa dokumentacion të rregullt qëndrimi në Britani.

Dyshohet se personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë kryerja e një vjedhjeje. Megjithatë, autoritetet po hetojnë nëse hyrja e paautorizuar mund të ketë pasur ndonjë motiv tjetër.

Sipas raportimeve, dy të dyshuarit, të cilët kishin fytyrat e mbuluara, aktivizuan sistemet e sigurisë së rezidencës, përfshirë kamerat e mbikëqyrjes, teknologjinë lazer dhe sensorët e lëvizjes, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë rrethanat e hyrjes së paautorizuar dhe motivet e mundshme të të dyshuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim