Hajdutët përfitojnë nga El Clasico, grabisin vilën luksoze të mbrojtësit të Real Madridit

Hajdutët përfitojnë nga El Clasico, grabisin vilën luksoze të mbrojtësit të Real Madridit

Hajdutët përfitojnë nga El Clasico, grabisin vilën luksoze të mbrojtësit të Real Madridit

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La Moraleja të Madridit, derisa po ndiqte nga stoli ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të El Clasicos.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll El Mundo, të paktën dy persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e futbollistit brazilian gjatë pjesës së parë të ndeshjes, duke vjedhur sende luksoze dhe bizhuteri me vlerë që tejkalon 350 mijë euro.

Në momentin e grabitjes, në vilë ndodheshin edhe familjarët e Militaos, të cilët po e ndiqnin ndeshjen në katin e poshtëm. Hajdutët dyshohet se kanë shfrytëzuar këtë rrethanë për të kontrolluar dhomat në katin e sipërm, pa u vënë re.

Në mesin e sendeve të vjedhura janë dy ora luksoze, një Rolex me vlerë rreth 53 mijë euro dhe një Richard Mille që kushton afërsisht 170 mijë euro. Grabitësit kanë marrë gjithashtu tri çanta Chanel, të vlerësuara në rreth 15 mijë euro, si dhe bizhuteri të markës Cartier me vlerë rreth 25 mijë euro.

Grabitja u zbulua pasi në dhomën e gjumit të futbollistit u vërejtën shenja të kontrollimit të hapësirës, me dollapët e hapur dhe sendet e shpërndara.

Pas raportimit të rastit, në vilë kanë mbërritur policia dhe personeli i sigurisë së kompleksit të banimit. Hetuesit kanë nisur punën për identifikimin e autorëve, ndërsa po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Militao iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, kur klubi madrilen e transferoi nga Porto për 50 milionë euro. Deri më tani, mbrojtësi brazilian ka regjistruar 195 paraqitje dhe 14 gola me fanellën e skuadrës spanjolle.

Gjatë karrierës në Madrid, ai ka fituar tre tituj të La Ligës, dy trofe të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për Klube.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat