Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro të planifikuara për investime kapitale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, deri në fund të shtatorit është realizuar vetëm 30 për qind e buxhetit për këto investime, ndërsa 525.4 milionë euro kanë mbetur të pashpenzuara.

GAP ka bërë të ditur se investimet kapitale përfshijnë projekte në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës tjetër që synojnë zhvillimin ekonomik.

Instituti ka sqaruar se të dhënat paraqesin vetëm realizimin e investimeve nga Qeveria Qendrore dhe nuk përfshijnë investimet në nivel lokal apo ato nga grantet e përcaktuara të donatorëve.

Po ashtu, sipas GAP-it, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për investime kapitale po përdoret për pagesën e obligimeve gjyqësore, përfshirë ato që lidhen me kontratat kolektive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raphinha barazon rekordin e Messit, arrin shifrën e 15 golave në La Liga

Raphinha barazon rekordin e Messit, arrin shifrën e 15 golave në La Liga

Real Madridi vazhdon me formën perfekte, i jep leksion Racing Santander

Real Madridi vazhdon me formën perfekte, i jep leksion Racing Santander

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 33-vjeçari shpëton pa lëndime

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 33-vjeçari shpëton pa lëndime