Modelja amerikane, Hailey Bieber, është imazhi i fushatës së re të brendit italian ‘Calzedonia’, ku shfaqet me kombinime transparente prej dantelle dhe geta me detaje të veçanta.

Në fotografitë e publikuara, 29-vjeçarja pozon mbi një shtrat me çarçafë të bardhë, e veshur me një bluzë të zezë transparente prej dantelle dhe geta me motive florale, që së bashku krijojnë përshtypjen e një kostumi të vetëm.
Në njërën prej fotografive, ajo e plotëson pamjen me një xhaketë të madhe lëkure, duke i dhënë kombinimit një stil më të guximshëm dhe modern.
Hailey ka ndarë gjithashtu në Instagram fotografi me modelin “Rainy Glitter”, geta të zeza transparente të zbukuruara me vija të holla vertikale me shkëlqim argjendi.
Fotografitë janë publikuar edhe në profilin zyrtar të Calzedonias, derisa modelja e ka etiketuar brendin në postimet e saj.
Fushata prezanton modelet e reja të kompanisë italiane, me fokus te dantella dhe materialet transparente.
Hailey u bë ambasadore digjitale globale e Calzedonias në maj të këtij viti, kur bashkëpunimi i tyre nisi me fushatën për koleksionin veror të rrobave të banjës.
Përveç angazhimeve në modë, Hailey është themeluese e brendit kozmetik ‘Rhode’. /Telegrafi/




