Erling Haaland mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të afatit kalimtar të verës së vitit 2027, me katër klube të mëdha evropiane që raportohet se janë të interesuara për shërbimet e tij.

Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona po e ndjekin situatën e sulmuesit norvegjez, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt.
Sipas raportimeve, klubi anglez mund të shqyrtojë shitjen e 26-vjeçarit për një shumë që mund të arrijë rreth 150 milionë euro.
Një faktor që mund të ndikojë në të ardhmen e Haalandit është edhe pasiguria që lidhet me çështjen financiare të Manchester Cityt në Premierligë.
Megjithatë, largimi i tij nuk është i sigurt, pasi sulmuesi ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2034.
Mbetet të shihet nëse Manchester City do të pranojë të ndahet nga golashënuesi kryesor dhe cili prej katër gjigantëve evropianë do të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





