Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te QPS-ja, të pritet raporti për të cilin Kurti dha afat 52-orësh

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te QPS-ja, të pritet raporti për të cilin Kurti dha afat 52-orësh

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te QPS-ja, të pritet raporti për të cilin Kurti dha afat 52-orësh

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt të shqyrtohet përgjegjësia e të gjitha institucioneve të përfshira, e jo vetëm e Policisë dhe Prokurorisë.

Gusia, e ftuar në “Debat Plus”, e cilësoi Arlindën si shembull të guximit dhe bëri thirrje që vdekja e saj të mos përdoret për hakmarrje politike teksa gjithashtu përmendi numrin e grave të vrara në Kosovë, duke theksuar se kjo dukuri mbetet shqetësuese.

Sponsor 3M Express

“Arlinda është një shembull i jashtëzakonshëm i kurajos, është një grua që na ka dhënë një leksion të madh të gjithë shoqërisë së Kosovës dhe kisha dashtë që, përtej detyrës që ushtroj si grua që jeton në Kosovë, të shfrytëzoj rastin që, bashkë me gjithë qytetarët e Kosovës e edhe mysafirët e ftuar, të bëjmë një hap prapa dhe të mos e shfrytëzojmë vdekjen e një gruaje për çfarëdo lloj hakmarrjeje politike, sepse kjo nuk na çon askund”, u shpreh Gusia.

Ajo deklaroi se gjatë periudhës 2018–2022 janë vrarë 20 gra në raste që, sipas saj, përmbajnë elemente qenësore të femicidit.

Sipas Gusisë, në 20 vjetët e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 90 gra, ndërsa tetë raste janë regjistruar këtë vit.

Gusia tha se përgjegjësia institucionale në rastin e Arlinda Zekajt duhet të trajtohet në tërësi, duke përfshirë edhe rolin e Qendrës për Punë Sociale, për të cilën pretendoi se kishte nisur shkelja e parë ndaj viktimës.

“E dimë që neglizhenca dhe mosllogaridhënia e institucioneve nuk e prek vetëm një hallkë të zinxhirit. Këtu po flisni për Policinë dhe Prokurorinë me të drejtë, por po harrojmë një numër të madh të institucioneve që kanë qenë të përfshira në këtë rast, që është fillimisht Qendra për Punë Sociale, ku fillimisht përkujdesja e fëmijës i jepet babait dhunues dhe këtu fillon realisht i gjithë eskalimi i situatës, sepse dihet se një fëmijë i moshës së mitur, në asnjë rrethanë, nuk i jepet dhunuesit, babait, por i jepet nënës dhe këtu ka fillu shkelja e parë ndaj Arlindës”, deklaroi ajo.

Gusia ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse Arlinda Zekaj kishte marrë mbështetje nga mbrojtësit e viktimave apo ndihmë juridike falas.

Ajo tha se, sipas vlerësimit të saj, institucionet është dashur të ndërmarrin masa mbrojtëse edhe ndaj personave të tjerë që mund të paraqisnin rrezik për viktimën.

“Në krejt këtë zinxhir të institucioneve mungon plotësisht opinioni i mbrojtësve të viktimave, ne nuk e dimë a ka marrë Arlinda mbështetje nga mbrojtësit e viktimave apo ndihmë juridike falas. Ne si agjenci nuk jemi institucion që i trajtojmë rastet – urdhri mbrojtës lëshohet ndaj gjithë anëtarëve të familjes së bashkëshortit apo ish-bashkëshortit që kërcënojnë. Prokurorja është dashur me lëshu urdhrin mbrojtës ndaj kunatit – në momentin që Policia ka shku dhe ka trokitë në derë e kunati nuk e ka hapë derën, me automatizëm Prokurori është dashur me dhanë urdhrin për mbrojtje dhe pjesa e familjes që nuk është bërthamë, me automatizëm është dashur me u largu nga shtëpia. Nuk ka sens me detyru viktimën me jetu me pjesën tjetër të familjes së ish-burrit”, u shpreh Gusia.

Në fund, ajo kërkoi që të pritet raporti i vlerësimit për rastin, për të cilin kryeministri Albin Kurti kishte dhënë afat prej 52 orësh.

“Krejt çka kërkoj është ta presim raportin që kryeministri, Albin Kurti, i dha afat për 52 orë dhe të shohim vlerësimin objektiv se çka ka ndodh me këtë rast – nuk është rasti i parë që gratë e vrara kanë dërgu letër”, tha Gusia.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Mojtaba Khamenei vendos kushte për përfundimin e luftës me SHBA-në

Mojtaba Khamenei vendos kushte për përfundimin e luftës me SHBA-në

Lajmërohet i dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt: I gjallë nuk dorëzohem…

Lajmërohet i dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt: I gjallë nuk dorëzohem…

Barcelona gjobitet pas ankesës së Atletico Madridit për Julian Alvarezin

Barcelona gjobitet pas ankesës së Atletico Madridit për Julian Alvarezin