Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Gucati e ka quajtur turp që Krasniqit nuk i është lejuar të vizitojë as vëllanë e tij dhe askë tjetër jashtë familjes së ngushtë.

“Ka dhimbje që nuk shkruhen dot me fjalë, por ka të vërteta që britma e ndërgjegjes nuk guxon t’i heshtë. Është më se e rëndë, është turp i kohës dhe padrejtësi therëse të shohësh një njeri si Baca Jakup Krasniqi burrin e dijes, të pushkës, të pendës dhe të burrërisë të mos jetë i lirë në tokën e tij, pranë vatrës që e fali të tërën për këtë liri që sot gëzojmë. ​Të mos i lejohet të takojë lirisht as vëllain e tij në vendin për të cilin ai fali rininë, djersën dhe çdo grimë të jetës. Cila drejtësi njerëzore apo ndërkombëtare e arsyeton këtë mizori shpirtërore?”, ka shkruar Gucati.

Ai ka thënë se bashkëshortja e Krasniqit ka bartur mbi supet e saj të gjithë stuhitë e historisë.

“​Në krah të tij, e fortë si Kulla e Llapushnikut, qëndron Zonja Sevidije  një grua fisnike, simbol i qëndresës madhështore, e cila bashkë me Bacën Jakup ka bartur mbi supe stuhitë më të rënda të historisë sonë më të re, Sevdijes i urojm shërim sa me të shpejt, duke e pritur bacen Jakup në liri e fortë me shëndet si çdo herë. Ata që dhanë gjithçka nga jeta e tyre për lirinë e Kosovës, sot përballen me një cinizëm të pashpirt që u mohon edhe ngrohtësinë më elementare familjare.”, ka thënë ai.

Kreu i veteranëve ka thënë se Jakup Krasniqi ka hyrë në histori si burrë shteti e idealist i pastër.

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij, por dënimi më i madh nuk i bëhet atij i bëhet vetë ndërgjegjes sonë kolektive, nëse heshtim përpara këtij persekutimi. ​Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por krenaria dhe dinjiteti i Bacës Jakup dhe Zonjës Sevidije nuk gjunjëzohen kurrë. ​Liri për shtyllat e kombit!”, përfundon shkrimi i tij. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Zero A.D.: The Birth of Christ”, filmi me buxhet prej 44 milionë dollarësh, prapa të cilit qëndron producenti shqiptar Noli Molla

“Zero A.D.: The Birth of Christ”, filmi me buxhet prej 44 milionë dollarësh, prapa të cilit qëndron producenti shqiptar Noli Molla

Katër persona arrestohen në veri të Kosovës për sulm ndaj personit zyrtar

Katër persona arrestohen në veri të Kosovës për sulm ndaj personit zyrtar

Shiroka Pula dhe Dux flasin për integrimin evropian

Shiroka Pula dhe Dux flasin për integrimin evropian